Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 ishin jo vetëm një masakër elektorale por edhe njerëzore. Mjaft personazhe të të majtës, atëherë në opozitë, u dhunuan barbarisht në qendrat e votimit nga të djathtët. Pre e dhunës ranë deputetët Erion Braçe, Namik Dokle e Ndre Legisi, Skënder Gjinushi e Gaqo Apostoli.

E djathta fitoi zgjedhjet me një rezultat të thellë, por ato zgjedhje nuk u njohën asnjëherë nga faktori ndërkombëtar. Një vit më pas Shqipëria u përfshi nga trazirat prej falimentimit të firmave piramidale.  
 
96

96

96

96

96

96

Fotot janë publikuar nga fotoreporteri Agim Rama. "Në 28 maj Sheshi “Skënderbej”, u bë skena më e turpshme e kësaj dhune nga shikasit e Gazidedes. Ne 28 maj, përveç prof Servet Pëllumbi, u rrah barbarisht Blendi Gonxhe, që mbante dekoratën e Berishës si pishtar i demokracisë. Po atë ditë u dhunuan fizikisht Namik Dokle, Arta Dade, Ndre Legisi, Ermelinda Meksi, Skender Gjinushi, Gaqo Apostoli, etj. Por dhuna u ushtrua pa mëshirë edhe ndaj gazetarëve dhe fotoreporterëve vendas dhe të huaj", shkruan Rama.

I dhunuar gjatë zgjedhjeve të 26 majit 1996, ka mbetur edhe gazetari Bardhok Lala.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com