TIRANE - Teksa vendi po përballet me reshjet e dëborës, ngricat dhe temperaturat e ulëta nën zero gradë, Ministria e Transporteve, përveç masave që ka marrë për hedhjen e kripës dhe skorjes në të gjitha akset rrugore , nuk ka harruar të mendojë edhe për administratën e saj.
Për shkak se edhe në kryeqytet, temperatura ka zbritur nën zero gradë dhe ngricat janë të pranishme nëpër rrugë, MT-ja, ka hedhur kripë, siç duket në këto foto, në shkallët e jashtme të saj.
Kështu, punonjësit nuk kanë pse t’i tremben ngricave apo akullit në hyrje të ministrisë, por mund të ecin të qetë pa frikën se mund të rrëshqasin.

Redaksia Online
(Ulkie Sinani/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com