Një vajzë ka postuar një fotografi joshëse para pasqyrës në Twitter, por ajo që ka bërë më shumë përshtypje ishte rrëmuja në sfond.
 
Alyssa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të ketë qëndruar në pritje të komenteve mbi veshjen, por ajo që u ka bërë më tepër përshtypje të gjithëve ishin mbeturinat, rrobat, dhe ushqimet që kishin mbuluar dyshemenë në dhomën e saj të gjumit.
 
Por kulmi i “analizës” së rrëmujës ishte kur dikush zbuloi se në atë grumbull gjendej edhe një mi.
 
Ajo kishte shkruar në postimin e fotografisë: “Po shkoj për darkë vetëm sepse doja të vishja këtë fustan”.
 

Pavarësisht komenteve që e kritikonin për rrëmujën në dhomë Alyssa ka qëndruar e patrazuar madje e ka kthyer këtë situatë për të qenë në qendër të vëmendjes.
 
“Vëllai im do të impresionohet kur t’i them që jam një meme. Ai kurrë nuk do ta pastrojë dhomën e tij",
ka shkruar Alyssa.

alyssa

miu
 
Pasi mori mijëra komente me fotografinë para pasqyrës vajza ka postuar një tjetër fotografi në të cilën shkroi: “ Çfarë rasti i volitshëm për të postuar këto fotografi të bukura të mijat”.

alyssa

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com