Mediat turke kanë publikuar të dhëna të reja lidhur me atentatet terroriste në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, mbrëmjen e 28 Qershorit, duke identifikuar edhe tre kamikazët.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se tre kamikazët janë nga Uzbekistani, Kirgistani dhe nga Rusia. Hetimet po vijojnë me intensitet nga autoritetet turke.

(Lart kamikazi që qëlloi i pari, poshtë kamikazi që hodhi veten në erë)
Ndërkohë në fotot e publikuara nga mediat, tre terroristët duken duke ecur në aeroportin "Ataturk" teksa iu buzëqeshin pasagjerëve. Buzëqeshja e tyre djallëzore zgjat fare pak, pasi pas disa minutash ata nisin të qëllojnë me armë dhe më pas hedhin veten në erë.

(Tre kamikazët në aeroportin "Ataturk" të Stambollit)
Të paktën 22 persona që dyshohet të jenë të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik, janë arrestuar në Stamboll dhe në qytete të tjera turke.
Nga sulmi, humbën jetën 42 persona si dhe u plagosën mbi 240 të tjerë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com