36 vjeçarja Kim, tashmë po e kthen në trend që çdo foto të publikuar duhet ta shoqërojë me një tjetër postim ku të sqarojë se çfarë kuptimi ka patur postimi i mëparshëm.
Bëhët fjalë për një foto të vajzës së saj 4 vjeçare North, e cila është e veshur me një fustan të cilin fansat e kanë etiketuar si korse dhe e kanë cilësuar 36 vjeçaren si nënë e keqe që i ka veshur vajzës së saj një veshje të tillë.
Në një status sqarues, Kim ka shpërthyer duke thënë se, “s’do t’i vishja kurrë një korse vajzës sime. Është thjesht një fustan pambuku i cili ngjan me korsenë. Thjesht dekor njerëz. Dhe nuk e kam dizenjuar vetë, e kam blerë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com