FOTO/Këta janë 2 nga 3 autorët
sulmeve terroriste në Londë

FOTO/Këta janë 2 nga 3 autorët<br />sulmeve terroriste në Londë
Identifikohen dy nga tre autorët që kryen sulmet terroriste në Londër mesnatën e të shtunës

Ata janë Rachid Redouane, 30-vjeç dhe Kuram Butt, 27-vjeç, të cilët u ekzekutuan nga policia londineze menjëherë pas sulmit me një furgon në "London Bridge" ku goditën këmbësorët dhe në ambientet e disa restoranteve, ku sulmuan me thika klientët.

Nga këto sulme humbën jetën 7 persona si dhe u plagosën 48 të tjerë. terroristet

Ndërkohë që mbetet i paidentifikuar autori i tretë i sulmit, edhe ai i vrarë nga policia. Mësohet se të tre terroristët ishin anëtarë të Shtetit Islamik. 

Policia britanike bën të ditur se ka pasur të dhëna për autorët, por nuk kishte informacione për planet e tyre.

Tre terroristët fillimisht përdorën një furgon që u fut me shpejtësi mes njerëzve në London Bridge, rreth mesnatës së të shtunës.
 
Më pas agresorët vijuan sulmin në Borough Market ku goditën me thikë disa persona në restorantet dhe baret e zonës, duke lënë të paktën 48 të plagosur.

Sipas dëshmitarëve, terroristët thërrisnin “Kjo është për allahun”, gjatë kohës që kryenin sulmet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për shëndetin riprodhues, kryetarja e komisionit të Shëndetësisë: U hartua në skutat e klinikave private! I hap rrugë  monopolit të shëndetit riprodhues

Pr/ligji për shëndetin riprodhues, kryetarja e komisionit të Shëndetësisë: U hartua në skutat e klinikave private! I hap rrugë monopolit të shëndetit riprodhues