Janë publikuar fotot e çiftit që humbën jetën në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin Kuman, Roskovec, ku i moshuari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës me të njëjtën armë.
Bëhet fjalë për Shefit Rrapaj, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe. Familja Rrapaj jetonte prej vitesh në Roskovec, pasi ishte zhvendosur nga Levani i Beratit.
Çifti ishte prindër të 9 fëmijëve, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lajmi kryesor:
Roskovec/ Krim në familje, burri vret me pushkë gruan dhe më pas veten! Tensione dhe përplasje gjatë marrjes së trupave të viktimave











