Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vazhduar festimet madhështore të 70-­vjetorit të Partisë së Punës duke ndjekur një koncert muzikor nga banda e femrave. Përgatitjet për këtë event kanë vazhduar prej ditësh.

Miliona njerëz janë mbledhur në sheshin kryesor dhe brohorisnin e lëviznin në mënyrë robotike në nder të diktatorit. Gjithçka u realizua sipas pritshmërive të tij! Në 'after-party' e realizuar, Kim ishte i rrethuar vetëm nga femra, si veshka mes dhjamit dhe dukej mjaft në humor e i vetkënaqur.

Në Korenë e Veriut diktatori është cilësuar si mashkulli më tërheqës. Jo po të guxojnë të thonë të kundërtën...
FOTO
kim jong un
 FOTO

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)