KINË- Të gjithëve na pëlqejnë të bëjmë foto.

Vitet e fundit është përhapur shumë tendenca e Selfie e fotova që i realizon vetë. Madje ndonjëherë kemi harruar të bëjmë edhe një foto me të gjithë familjen.

Por këtë traditë nuk e harron një familje në Kinë e cila mbledh 500 anëtarët e saj për të bërë një foto së bashku.

Fotoja u shkrep javën e shkuar ndërsa Kina festonte Vitin e Ri sikurse kudo kjo festë ribashkon familjen.

Kjo foto i përket familjes Ren në fshatin Shishe një provincë në lindje të Kinës.

E në fakt do mendoni sesi është realizuar një foto e tillë? Me dron, ishte fotografi Zhang Liangzong i cili realizoi foton me 500 anëtarët e familjes.

kine
(Foto familjare në Kinë)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com