Një zjarr në një ndërtesë tetë katëshe në Korenë e Jugut i ka marrë jetën 28 personave dhe plagosi 26 të tjerë në qytetin Jecheon.
/Shqiptarja.com
Burimet zyrtare thanë se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë për shkak të personave të plagosur rëndë. Ekipet e shpëtimit, janë ende të angazhuar brenda ndërtesës në operacionet e shuarjes së flakëve dhe shpëtimit të personave që mund të kenë ngelur të bllokuar.
Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, shumë nga njerëzit që humbën jetën po përdornin një tualet publik në katin e dytë dhe të tretë, gjë që e bëri më të vështirë për ti shpëtuar. Për momentin nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, ndërkohë që policia po vijon hetimet.
[gallery]25167[/gallery]
Redaksa Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

FOTO











