Foto/Koreja e Veriut në delir,Kim
Jemi plotësisht fuqi bërthamore!

Foto/Koreja e Veriut në delir,Kim<br />Jemi plotësisht fuqi bërthamore!<br>
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka arritur një kapacitet të plotë bërthamor pasi testoi me sukses një raketë të re e cila është në gjendje të godase çdo objektiv, në çdo cep të botës.

Vendi më i izoluar në botë e ndërpreu dje pushimin e tij 10 ditor pa bërë teste raketash kur lëshoi një raketë të re Hwasong-15, raketën e tij më të fuqishme ndërkontinentale që ka patur ndonjëherë dhe që regjimi pretendon se mund të pajiset me një “një kokë super të rëndë bërthamore”.

Një gjë e tillë ka qenë sfida e radhës ndaj presidentit amerikan Donald Trump i cili është zotuar se nuk do ta lejonte Korenë e Veriut që të zhvillonte një rakete që mund të godasë edhe territorin amerikan.

Pasi e ndoqi lëshimin e raketës, Kim Jong Un u krekos për suksesin e saj, sipas prezantueses televizive Ri Chun-Hee.

'Kim Jong-un deklaroi me krenari se tani më në fund ne kemi arritur kauzën e madhe historike të plotësimit të gjendjes së forcës bërthamore, akuzës së nderimit të fuqisë raketore”, - tha prezantuesja.

'Suksesi i madh në lëshimin e e ICBM Hwasong-15 është një fitore e paçmueshme e arritur nga populli i madh dhe heroik i Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, tha ajo duke përdorur shkurtimin  RPDK për emrin e shtetit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis paralajmëroi dje se tani Koreja e Veriut ka aftësinë për të goditur “kudo nëpër botë” dhe se testi i fundit raketor shkoi “tejet më mirë se sa çdo lëshim tjetër që ata kishin bërë më parë”.

Pentagoni tha se raketa fluturoi 620 milje dhe ra 200 milje detare larg brigjeve japoneze.

Ndërkohë populli i Koresë të Veriut, mbushi rrugët e vendit për të festuar arritjen e madhe.

[gallery]24935[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg