ELBASAN- Report Tv siguron foton e çiftit Jonida dhe Gëzim Kotorri i cili u përshi dje në aksidentin tragjik të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku mbetën të vdekur 4 persona.
Mes viktimave ishte pikërisht Jonida Kotorri ndërkohë që bashkëshorti i saj drejtonte një prej automjeteve që u përfshinë në aksident. Gëzim Kotorri mbeti i plagosur nga përplasja e fortë, dhe u arrestua më pas në spital.
Të aksidentuarit udhëtonin drejt Gramshit për të hapur dyert e mortit të bashkëshortit, të njërës prej viktimave që humbi jetën po në këtë aksident.
Ngjarja e rëndë ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar. Ndërkohë që shkak për këtë aksident tragjik dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë që ka bërë spostimin jashtë rruge të mjetit tip Seat.