TIRANË - Më mbledhjen e parlamentit të ri, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ulur si të gjithë deputetët e tjerë, në sallën e Kuvendit. Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga dy prej personave të afërt me të cilët ka qeverisur.

Një njërin krah ka qenë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në krahun tjetër, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Por ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti që ish-kryeministri për më shumë se 20 minuta është marrë vetëm me i-padin e tij, duke mos e kthyer kokën në asnjë anë. Ai ka injoruar edhe kompjuterin që kishte përballë, të vënë pak ditë më parë nga administrata e vjetër e Kuvendit.

Por një tjetër shkak për këtë ka qenë edhe fakti se në sallën e Kuvendit, të pranishëm kanë qenë familjarët e viktimave të 21 janarit.

berisha me ipadin
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)