TIRANE - Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka patur guximin t`i kërkojë Nexhmije Hoxhës një shtëpi gjatë rregjimit, por jo dorëshkrimin e veprës së tij. Të paktën kështu ka deklaruar avokati Aranit Roshi, i cili gjatë seancës së djeshme i ka treguar gjykatës të gjitha letrat që Kadare, i ka dërguar Nexhmie Hoxhës, lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë për lexuesin po sjellim dy letra, qe Ismail Kadare i ka dërguar Nexhimije Hoxhës gjate viteve '71.

LETRA E PARE
Shoqja Nexhmie,
Kurdoherë që të dëshironi dhe të keni kohë të lirë, jam i gatshëm t'ju bisedoj për disa probleme dhe përshtypje nga vendet skandinave (Siç më thatë në kongres).

Të fala
Ismail Kadare
Nëntor 1971
letrat e kadarese

(ne foto faksimile e letres se Kadarese)

LETRA E DYTE
Shoqja Nexhmie,
Duke ju falenderuar dhe një herë për ndihmën që më keni dhënë për romanin, nuk di në qoftëse do të keni gjetur ndërkaq edhe ndonjë material tjetër, për të cilin do t'ju isha shumë mirënjohtës. Unë dhe Elena kemi shumë dëshirë t'ju bënim një vizitë, në qoftëse ju do të kishit kohë të lirë ndonjë ditë.

Të fala
Ismail Kadare
21 mars 1971

letra e kadarese drejtuar nexhmijes

(sg/shqiptarja.com)