SHËN PETËRBURG - Ndërkohë që media të ndryshme në botë, e cilësojnë të akullt atmosferën e krijuar mes Putin dhe presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës Barack Obama, paraditen e të premtes, Tgcom publikon disa foto, ku pasqyrohet një xhest galanterie nga ana e `të zotit të shtëpisë` të G20-tës, duke i hedhur një batanie krahëve kançelieres gjermane Angela Merkel.
Fotot janë bërë gjatë momenteve të relaksit, përpara fillimit të spektaklit `Water and Music Show`që u shfaq në një ambient të hapur, për nder të pjesëmarrësve në G20-të, pas darkës së tyre, ku mes të tjerash, u trajtua edhe çështja për krizën në Siri.
Ndërkohë edhe presidenti Obama, është fotografuar në prani të dy `damave` me veshje të 1700-ës, në momentin e mbërritjes së tij, për të qenë pjesëmarrës në këtë spektakël, post bisedimesh të G20-të.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com