Familjarët po tentonin ta shpëtonin po nuk e dinin se gruaja vetëm pak orë më parë kishte hedhur po nga kjo tarracë nipin e saj 4 vjeç. Veprimi ekstrem i gruas ishte ndërmarrë pasi ajo ishte zënë me kunatën e saj, mamanë e fëmijës 4 vjeç
Ajo pranoi se kishte rrahur fëmijën për vdekje. Më pas e kishte hedhur nga tarraca e ndërtesës në provincën Zhanjiag, dhe kishte tentuar të vriste dhe veten.
Ngjarja e tmerrshme u mësua pasi familjarët e shpëtuan nga vdekja.
Kina ka numrin më të madh të vetëvrasjeve në botë. Me 22 vetëvrasje për 100 mijë persona që raportohen në 2010. Ndërsa vitin e kaluar zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Kinë konfirmoi se mbi 2 milionë persona kanë tentuar të vetëvriten dhe numri më i madh i vetëvrasjeve është mes moshave 15- 34 vjeç.
(sg/shqiptarja.com)