FOTO LAJM/ Zbulohet
hobi i ri i Erjon Braçes...

FOTO LAJM/ Zbulohet<br />hobi i ri i Erjon Braçes...<br>
Për deputetin socialist Erjon Braçe krahas të qenurit politikan i dorës së parë nëse do ti shkruash një profil mund të rendisësh shume fakte. Ndjekës i Juventusit me tension nga minuta e parë në të 90-tën. Ti japë zemër dhe mbështesë edhe në ditën më të keqe ekipin e Partizanit.

Të jetë një kritik konstant i pa kompromis duke nisur edhe nga kryetari partisë së tij. I dedikuar ta kthej Divjakën si kryeqendrën ballkanike të prodhimeve bujqësore. Edhe kur bën vrap nga liqeni dhe i del përpara dikush që nuk e honeps dot nuk rri dot pa i hedhur ndonjë kunj.

Luftëtar i pandalshëm me oligarkët dhe koncesionistët e ekonomisë shqiptare. I pandalshëm për ti shkuar deri në fund baltosjes dhe shitblerjes në futbollin shqiptar. Lista mund të jetë e gjatë. Por këtyre mund ti shtojmë edhe një detaj të ri. Hobin më të fundit zbuluar vetën dje gjatë asamblesë të PS. Fotografimin.

Erjon Braçe megjithëse ndër më të vjetrit në radhët e PS një senator i vërtetë me plot kuptimin e fjalës, është ulur në rreshtin e fundit të sallës. Më shumë se sa të dëgjojë ka preferuar të fotografojë.

Ka marrë aparatin e fotografes së Ramës dhe ka nisur të shkrepë siç duket dhe nga kjo foto. E ka bërë jo rastësisht një gje të tillë. Erjon Braçe i ka paraprirë vizitës të së dielës në lagunën e Divjakës nga ku ka fotografuar ardhjen e Pelikanëve foto të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale.

Nëse vazhdon me këtë ritëm Erjoni mund të kthehet në një sfidant perfekt të fotoreporterëve të njohur në vend si Armand Babani, Gent Shkullaku dhe Hektor Pustina.

hobi  i ri i erion braces
Erjon Braçe dje në Asamblenë e PS duke fotografuar 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit