Dekor domethënës dhe mjaft interesant u shfaq sot në çdo cep të Pallatit të Kongreseve, gjatë zhvillimit të mbledhjes së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë në Tiranë. 

Një element shumë i veçantë ishte ai i vendosur në gotat e ujit që kishin përpara tyre të gjithë të pranishmit. Aty ishte pikturuar një Shqiponjë Dykrenare e gjitha në ngjyrë ari që i jepte një shkëlqim dhe bukuri të veçantë gotës. 

gota

Ky takim midis dy qeverive do të mbahet mënd gjatë jo vetëm për marrëveshjet e arritura, por edhe për dekorin e veçantë qe pati e gjithë tryeza ku u mbajt takimi.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)