Në Vjenë të Austrisë përveç diskutimeve serioze mes liderëve ballkanik dhe atyre të Bashkimit Europian, është menduar edhe për një ndeshje futbolli.

Ballkani kundër BE-së, kështu është planifikuar kjo ndeshje e cila ka nisur në një prej stadiumeve të Vjenës. Ndonëse ishte paralajmëruar se edhe kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama do të ishte në fushën e lojës, nga fotot shihet se ai nuk është pjesë e asnjërës skuadër, duke e lënë Shqipërinë jashtë formacionit.

Kryeministrat dhe ministrat kanë zhveshur kostumin e zyrtarit me të cilin jemi mësuar t’i shohim zakonsisht, për të veshur pantallonat e shkurtra të sportit.
 
Mes tyre në foto mund të dallojmë ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski apo ministrin kosovar të Integrimeve Bekim Çollaku.

Kryeministrat e Serbisë dhe të Malit të Zi kanë preferuar të mbajnë veshur kostumin e zyrtarit dhe ta ndjekin ndeshjen nga larg.

Ndeshja e cila përfundoi 4 me 2 për Ballkanin, u arbitrua nga komisioneri për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

be
 Foto të tjera

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)