TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një defekt teknik.

Flakët kanë shkrumbuar totalisht mjetin, siç shihet edhe në fotot që ka siguruar Shqiptarja.com.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit ka arritur që të shpëtojë, ndërsa në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës që bëri të mundur shuarjen e flakëve.