KOPLIK- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e quajtur pranë rotondos, në hyrje të qytetit të Koplikut, ku për pasojë humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur 2 të tjerë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një 'Benz', ku viktimë ka mbetur Durim Lushaj, 45-vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin “Volkswagen” . Të plagosur mbetën drejtuesi dhe pasagjeri tjetër i automjetit tip  “Volkswagen”, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, një 20-vjeçar me inicialet E.P është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
Report Tv siguron videon e aksidentit tragjik në Koplik

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e sotme në Koplik.

Nga ky aksident një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Viktimë mbeti Durim Lushaj, 45 vjeç, pasagjer në mjet.

Siç shihet qartë në pamjet e siguruara, makina me shpejtësi merr përpara edhe tabelën në anë të rrugës. Më pas, shihen dy persona që vrapojnë drejt makinave të aksidentuara për të dhënë ndihmën e parë.