Foto/ Maqedoni, autobusi del
nga rruga, plagosen 26 pasagjerë

Foto/ Maqedoni, autobusi del<br />nga rruga, plagosen 26 pasagjerë
Të paktën 26 persona u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një autobus në  Maqedoni ka dalë jashtë rrugës në autostradën Shkup – Veles.

Ekipe të ndihmës së shpejtë kanë nxjerr të lënduarit nga autobusi dhe i kanë transportuar nëpër qendrat spitalore.

Në Qendrën Emergjente në Shkup kanë shkuar dhjetëra nga pasagjerët e lënduar, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, ndërsa 6 të palgosur të tjerë janë dërguar në Spitalin e Qytetit, mes të cilëve edhe një person me lëndime më të rënda, në spitalin e qytezës së Velesit janë pranuar 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Sipas "Alsat" aksidenti ka ndodhur rreth ores 19:00 në autostradën Shkup – Veles, në afërsi të vendit të quajtur “Kulla”, ndërsa aksidenti ka ardhur pas shoferi i autobusit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

maqedoni autobusi
   (Foto nga aksidenti në Maqedoni)

maqedoni autobusi
   (Foto nga aksidenti në Maqedoni)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete