Foto/ Mbledhja e dy qeverive dhe
domethënia e dekorit të veçantë

Foto/ Mbledhja e dy qeverive dhe<br />domethënia e dekorit të veçantë
TIRANE - Në mbledhjen e dytë të dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Tiranë, qeveria shqiptare krahas axhendës ka menduar edhe për dekorin e veçantë i cili tërhoqi vëmendjen.

Dy kabinetet qeveritare u ulën përreth një tavoline të rrumbullakët, që të jep idenë e bashkimit si një komb i vetëm, ndërsa tryeza ishte e veshur me flamurin e BE-së me ngjyrën blu dhe yjet përreth, tjetër simbol ky i qëllimeve dhe rrugës së përbashkët të dy shteteve, atë drejt integrimit evropian.

Në mes të tryezës qëndronte e vendosur një shqiponja dykrenore, në versionin 3 dimensional, ndërsa krah saj flamujt e të dy vendeve. Një kënd i veçantë ishte dedikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.

Po aq e veçantë ishte edhe motoja që udhëhoqi këtë tryezë të përbashkët të dy qeverive, e përbërë nga tre fjalë:“Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr” dhe në të tillë mënyrë ishte edhe dekori dhe simbolika e sallës.

tryeza
tryeza

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara