FOTO/Me vila 500 mijë €! Ku i
gjejnë paratë gazetarët e Tiranës?

Ka tërhequr jo pak vëmendje një deklaratë e moderatores Amarda Toska, se ajo dhe bashkëshorti i vet, Ermal Mamaqi, kanë blerë një vilë miliona euro në një kompleks luksoz në periferi të Tiranës. 

Vilat në zonën mes Tiranës dhe Farkës kushtojnë nga 400 deri në 500 mijë euro.

Një shifër marramendëse kjo për buxhetin familjar të shqiptarëve, por nga ana tjetër Ami dhe Ermali, edhe pse të rinj në moshë, e kanë luksin të blejnë një vilë të tillë.

Pranë tyre kanë blerë vilë në kohë të ndryshme, ish-kryeministri Fatos Nano, gazetarët Blendi Fevziu, Arian Çani dhe Armand Shullaku apo dhe botuesi Aleksandër Frangaj etj.

Janë këta pasanikët e Tiranës, që nuk e kanë problem të shpenzojnë deri në 500 mijë euro për një vilë në periferi të kryeqytetit. Dhe pyetja që shtrohet nga kushdo, por sidomos për ata që e njohin tregun mediatik, përfitimet dhe problemet e kësaj fushe është: Ku i gjejnë paratë gazetarët e Tiranës për të shpenzuar 500 mijë euro për një vilë?
(marre nga Pamfleti)

vila ne periferi
vilat
(Vilat luksoza në periferi të Tiranës) 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv