Diçka tepër e çuditshme ka ndodhur gjatë ndeshjes Inter-Genoa, ku në stadium është shpalosur një banderolë që nuk kishte lidhje me futbollin.

Në banderolën e shfaqur në stadium shkruhej një mesazh drejtuar kryeministrit të vendit zotit Edi Rama.

“Faleminderit Edi Rama që na solle marijuana”, këto ishin fjalët e shkruajtura në banderolën që në krah kishte flamurin shqiptarë me fushë të zezë.

Nuk dihet kush është ideatori i kësa ngjarje të pazakontë dhe nuk dihet as pse u zgjodh pikërisht kjo ndeshje për ti dërguar këtë mesazh kryeministrit Rama.

rama

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com