Dy predha kanë goditur sot ambasadën ruse në Damask të Sirisë. Sulmi me predha ka shkaktuar panik në njerëz të shumtë të cilët ishin mbledhur për të shprehur mirënjohjen e Rusisë për ndërhyrjen ajrore në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve “Alarabiya”  sulmi ndodhi në momentin kur po fillonte mitingu mbështetës ndaj forcave ruse të cilat gjatë kohëve të fundit i kanë dhënë mbështetjen e duhur autoriteteve në vend.
 
ambasada
 
Autoritetet ligjzbatuese theksojnë se deri më tani nuk ka pasur viktima por vetëm dëme të mëdha materiale.
 
Mediat vendase raportojnë se predha e parë kishte goditur kompleksin e ambasadës në Damask, ndërsa e dytë goditi sërish kompleksion.

siri
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)