VIDEO/ Mesazhet nga të rinjtë që ndriçuan Tiranën në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

TIRANË- Të premten në mbrëmje godina e Universitetit Politeknik të Tiranës u shndërrua në “kartolinë” me plot mesazhe nga të rinjtë në shenjë të Ditës Kombëtare të Rinisë e cila festohet më 12 gusht në mbarë botën.

Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të ‘’Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’’, ka organizuar një seri aktivitetesh të cilat kanë në fokus histori dhe mesazhe rinore, sa të ndryshme aq edhe origjinale, ashtu siç ishte edhe projektimi i mesazheve nga vetë të rinjtë e Shqipërisë dhe qytetit të Tiranës.

‘’Ndërsa jemi futur në pjesën e dytë të vitit të implementimit të programit Tirana EYC 2022, dëshirojmë të rikujtojmë se historia nuk pushon kurrë së dëshmuari se ka gjithmonë një kohë për rininë! Të gjitha iniciativat e implementuara nga të rinj, organizata, partnerë dhe donatorë, janë në sinergji të plotë. Na pret një kohë për të ndërtuar mbi çfarë po projektohet dhe investohet gjatë gjithë këtij viti,’’ theksoi në mesazhin e saj në kuadër të kësaj dite, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120, është një mundësi për të promovar dhe drejtuar vëmendjen tek çështjet dhe prioritetet rinore në mbarë botën. 
Ndërkaq “Tirana EYC 2022 – KRK” po vijojnë punën me aktivitetet dhe programet e shumta për të rinjtë, të cilat janë duke u organizuar çdo ditë të këtij viti.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patronazhist: 14/08/2022 12:35

    Mungon kryefjala PATRONAZHIST! drejtesi, pergjegjshmeri, demokraci, dinjitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar