Bosnja do të përkujtojë 100- vjetorin e vrasjes së arkidukës austriak Franz Ferdinand në Sarajevë, një akt që provokoi Luftën e Parë Botërore.
Një seri aktivitetesh janë parashikuar, përfshi një koncert nga Filharmonia e Vjenës. Megjithatë Gavrilo Princip, që vrau trashëgimtarin e fronit austro- hungarez është një figurë që shkakton shumë ndarje në Bosnje. Vrasja e arkidukës më 28 qershor 1914 e zhyti Europën në katër vite luftë të tmerrshme.
Liderët e Serbisë dhe disa serbë të Bosnjes do bojkotojnë aktivitetet zyrtare, duke thënë se qëllimi i tyre është që të inkriminojnë serbët.
Të premten, serbët e Bosnjës zbuluan një statujë të Princip në lindje të Sarajevës. Ai shihet prej tyre si hero.
Një aktor i ri, i veshur si Princip, hipi në skenë dhe qëlloi dy herë në ajër.
Në turmë pati njerëz që thanë se ai qëlloi NATO-n dhe BE-në.
"Gavrilo Princip ishte një luftëtar i lirisë dhe perandoria austro- hungareze ishte një pushtuese,”tha Milorad Dodik, president i Republikës Srpska.

Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com