FOTO / Ndeshja, Rama nuk luan
futboll me homologët e Ballkanit

FOTO / Ndeshja, Rama nuk luan<br />futboll me homologët e Ballkanit
Kryeministri Rama i ka qëndruar besnik pasionit të tij të vjetër, basketbollit dhe nuk e ndërron atë me asnjë tjetër. E themi këtë pasi kryeministri ynë, ndryshe nga ç’ishte njoftuar në axhendën e Samitit të Vjenës, nuk u bë pjesë e skuadrës “E ardhmja e BE-së”. Dita e parë e samitit u mbyll me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që u quajtën “E ardhmja e BE­së” dhe “Ekipi i BE­së”.

Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BE­së” do të përfaqësohej nga kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij, Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, por luajtën vetëm dy ministrat tanë, së bashku me ministrin nga Bosnja Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe nga Serbia kryeministri Vuçiç.

futbollNdeshjen e arbitroi komisioneri Hahn. Kjo ndeshje synon në mënyrë simbolike, nxitjen e bashkëpunimit rajonal, dhe politikave të përbashkëta si një skuadër e vërtetë që punon për të kapërcyer sfidat e integrimit. Ndeshja u fitua nga “E ardhmja e BE­-së” me rezultatin 4-2. 
futboll
Foto të tjera

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë