FOTO/ Ndocaj pa drita: Javën tjetër
marr batanijen e fle ne Kuvend

FOTO/ Ndocaj pa drita: Javën tjetër<br />marr batanijen e fle ne Kuvend
Deputeti “kauboj” i PS-së, Eduart Ndocaj, ka njoftuar me anën e një statusi në rrjetin social Facebook, se në disa zona të njësisë administrative Kolsh, mungon energjia elektrike.

Ndocaj në statusin shkruan se disa zona në njësinë administrative Kolsh kanë më shumë se 3 ditë pa drita.

ndocaj pa drita
(Fotografia që deputeti Eduart Ndocaj ka postuar në rrjetin social Facebook)

Statusi i deputetit Eduard Ndocaj në Facebook:

Nese nuk vijne dritat, javes tjeter do te marr batanijen e do te flej ne Kuvend. Njesia Administrative Kolsh qe perfshine disa zona duke perfshire edhe
Manatine kane me shume se tre dite pa drita.

Situata eshte bere e padurueshme dhe e rrezikshme per shendetin e qytetareve qe po mbarojne nga i ftohti.  Dru nuk mund te presin se hyjne ne burge, drita s'ka e po thajne nga i ftohti.

Jemi te vetedijshem se ka vite qe nuk jane bere investime ne rrjetin elektrik, por qytetaret jane pagues te rregullt te energjise elektrike.  

Prandaj me shume si qytetare se sa deputete i bej thirrje Ministrit Gjiknuri te gjeje nje zgjidhje qofte edhe provizore per te sjelle energjine elektrike ne Njesine Administrative  Kolsh (Bashkia Lezhe).Po ashtu kjo thirrje vlene edhe per Drejtorin  e Pergjithshem te OSHEE-se.

Eduart Ndocaj
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës