Foto/ Në shkelje të ligjit, audituesi i KLSH-së aktron në videon e inskenuar të Lulzim Bashës

Foto/ Në shkelje të ligjit, audituesi i KLSH-së aktron në videon e inskenuar të Lulzim Bashës

Pas inskenimit të një takimi në dukje rastësor me një pensioniste, që rezultoi të ishte një militante e flaktë e Partisë Demokratike, kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar gjatë ditës së sotme një tjetër video ku takon në rrugët e Tiranës, qytetarë të “rastësishëm”.

Por përmes kësaj videoje, kryedemokrati ka dalë sërish bllof me inskenimin e tij, pas të cilit fshihen në çdo rast përkrahës dhe militantë të partisë demokratike që hiqen si qytetarë të zakonshëm në përkrahje të Bashës. Në videon e publikuar gjatë ditës së sotme, Basha shfaqet i shoqëruar nga një djalë i ri teksa bashkëbisedojnë për “vizionin” e kryedemokratit.

Në fakt, i riu me emrin Brenton Kotorri që qëndron përkrah Bashës është një aktivist i kahershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kotorri, një nga të rintjë më aktivë në mbështetje të partisë demokratike, njihet për daljet e tij të shpeshta televizive, apo opinionet e shkruara në mbështetje të së djathtës në përgjithësi.

Megjithatë, më flagrante në përdorimin e këtij të riu, është se Kotorri, nuk përfaqëson asnjë nga ata të rinjtë e papunë dhe të pashpresë, që sipas Bashës, po lënë çdo ditë Shqipërinë. Kotorri, rezulton të jetë i punësuar si Auditues i Nivelit të Parë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, pranë Departamentit të Auditimit dhe Performancës.

Shfaqja në videon me mesazh politik të Bashës, e një aktivisti që rezulton të jetë edhe zyrtar i institucionit më të lartë shtetëror të auditimit, cenon në fakt edhe imazhin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që sipas ligjit është një organ i pavarur, i depolitizuar dhe departizuar. /Lexo.com.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 04/02/2020 10:52

    Sipas emrave ne liste ,duhet pyetur a eshte i depolitizuar KLSH ? A ka nepotizem ne KLSH ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë