FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

Thomas Brdaric intervistë në 'BayArena' dhe 'Loro Boriçi'

Vllaznia shkarkoi dje Qatip Osmanin dhe stoli i shkodranëve ka mbetur bosh, kjo përkohësisht pasi drejtuesit kanë nxituar të telefonojnë një emër të njohur. Thomas Brdaric ka pranuar ofertën dhe është nisur nga Gjermania për në Shqipëri, duke mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit me destinacionin final Shkodrën.

Së bashku me 49-vjeçarin në stolin e shkodranëve do jetë edhe Matko Djarmati, ish-drejtori sportiv i kuqebluve në vitet 2020-2022. Dyshja kanë punuar edhe më herët te Vllaznia, me Brdaric që fitoi Kupën e Shqipërisë në stol dhe iu afrua titullit kampion, por në fund triumfoi Teuta.

Gjatë eksperiencës së parë te Vllaznia, gjermani me origjinë kroate u ul në stol 77 herë dhe bëri që në Shkodër ta dashuronin për punën e bërë. Pritet që këtë të premte gjithçka të zyrtarizohet, me Djarmatin që shihet si ndihmësi i tij në stol.

Për t'u theksuar se dje Brdaric ishte në stadiumin e kampionëve të Bundesligës, Bayer Leverkusen, për të analizuar sezonin fantastik të gjermanëve të Xabi Alonsos, teksa sot do riveshë tutat dhe do drejtojë ekipin e Vllaznisë në stërvitje.

Pas largimit nga Vllaznia në 14 marsin e 2022, Brdaric drejtoi për 28 ndeshje Chennaiyin në Indi dhe Al Arabi (3 takime) në Kuvajt.

Brdaric - Djarmati dhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?