Viti 2019 i mbushur plot me ngjarje të bujshme është drejt fundit.
Të gjitha momentet e rëndësishme të shprehura në foto janë shfqur nga AFP.
Që nga momenti emocionues kur Theresa May njoftoi dorëheqjen e saj si kryeministre, dëmet e shkaktuara nga Stuhia Dorian në Bahamas apo imazhet përhumbëse të luftës civile në Siri.
Imazhet spektakolare kapin ngjarjet historike që formësuan vitin 2019 dhëe na përgatisin për vitin pasues.
Imazhet e pabesueshme tregojnë një leopard që sulmon një burrë indian në zonën Lamba Pind në Jalandhar dhe reperen Cardi B që mbërrin në Muzeun Metropolitik të Artit me një futan mahnitës.
Një vit me shpërthime demonstrimesh në të gjithë botën, ku qytetartë kërkuan një rregullim të sistemeve politike të ngulitura spo veprime mbi ndryshimin e klimës.
Protestat masive antiqeveritare shpërthyen nga Libani dhe Iraku deri në Hong Kong e Kolumbi ndërsa njerëzit u ngritën para qeverive të tyre.
Aktivistja e re e klimës, Greta Thunberg u njoh në shkallë globale dhe nxiti urgjencën e klimës në rrjedhën kryesore.
Fotografitë e tjera shprehin ngjarjet që shpalosën sferën politike të SHBA-së, gjatë një viti në të cilin Demokratët filluan një hetim kundër Presidentit Donald Trump.
Fotografitë tregojnë dëmet e shkaktuara nga katastrofat klimatike, përfshirë uraganin Dorian në Bahamas i cili vrau të paktën 54 njerëz, ndërsa cikloni Idai që u përplas në brigjet e Mozambikut qendror dhe gjithashtu bëri dëme në Zimbabve dhe Malaëi në mars, duke nxitur erërat dhe shirat me forcë uragani duke marrë me vete 750 jetë.