Para dy ditësh në redaksinë e lexo.al mbërriti një foto e Lulzim Bashës në avionin e linjës Tiranë-Athinë. Burimet konfirmuan se Basha ishte nisur për në ishullin e shtrenjtë Mykonos për fundjavë.

Pas publikimit të lajmit në selinë blu pllakosi heshtja, duke mos e mohuar këtë informacion.

Ndërsa sot, Lulzim Basha ka qenë në Bruksel. Por, për të shkuar aty, nuk ka linje direkte Athinë-Bruksel, që konfirmon kësilloj se Lulzim Basha ka qenë në Mykonos, ishullin e shtrenjtë nga ku ka fluturuar pastaj më pas drejt Brukselit.

Ndërkohë qe ‘revolucionit’ i ka bere një pausë, pyetja që lind është: Çfarë bëri Lulzim Basha në Mykonos në fundjavë?!/Lexo.al