Pak pas një vizite në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme edhe një intervistë në Zërin e Amerikës mbi aktualitetin e zhvillimeve në vendin tonë.
Por përveçse intervistës shterruese, duket se Kryeministri ka patur një tjetër moment miqësor takimi me stafin shqiptar të Zërit të Amerikës në Uashington.
Në një foto të publikuar në Instagram nga Zëdhënësi i Qeverisë , Endri Fuga, Kryeministri Rama dhe shqiptarët e Zërit të Amerikës pozojnë para godinës së këtij institucioni.
Në foton miqësore me Ramën shfaqet edhe gazetari Elez Biberaj, ish drejtor i VOA dhe aktualisht Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës.
Po ashtu, edhe Arben Xhixho, Drejtor i Departamentit për Lajmet në Gjuhën Shqipe, i cili sot intervistoi Kryeministrin, si dhe gazetarja e VOA, Menada Zaimi.
Gazetarët shqiptarë dhe Rama duket se kanë gjetur një moment, off records teksa mirëpresin Kryeministrin shqiptar në redaksinë e tyre.
Rama së bashku me gazetarët e VOA
Asht burre shteti.
Përgjigju