PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga një urë e re e ndërtuar në Përmet. Rama shkruan se kjo urë do kalon mbi lumin Vjosë dhe lidh disa fshatra me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuajse të izoluar për shkak të mungesës së këtij investimi.

Me këtë investim, kreu i qeverisë thotë se përveçse do lehtësohet jeta e banorëve, por këto fshatra do të futen edhe në hartën e Përmetit turistik.

“Mirëmëngjesi! Dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.