TIRANË - Ligji për Arsimin e Lartë ka ngjallur mjaft debate e diskutime në gjatë seancës së sotme të thirrur posaçërisht për tu diskutuar ky ligj. Sigurisht nuk kishte si të mbetej jashtë diskutimeve edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Siç e ka shprehur edhe më parë e ashtu siç bëri edhe sot nga foltorja e kuvendit, ai e konsideroi antikombëtare reformën për Arsimin e Lartë.
Sipas tij, reforma ul numrin e studentëve që do të ndjekin universitetin, bën të pamundur që të varfërit të diplomohen si dhe rrit korrupsionin.
Ndërkohë, në përfundim të fjalës së tij, Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla u çua nga vendi i saj si ministre dhe shkoi e u ul pranë Berishës, me një letër në dorë, ku i shpjegoi ish-kryeministrit ligjin e ri të Arsimit të lartë.
Mesa duket Berisha nuk ka arritur ta kuptojë ashtu siç duhet këtë reformë dhe rëndësinë e saj në të gjitha fushat, për këtë ministria e Arsimit, nuk ka nguruar të bëjë edhe këtë veprim në sallën e kuvendit, duke i kushtuar kohë ish-kryeministrit, në mënyrë që ai ta kuptojë sa më drej atë.
Për rreth 5 minuta Nikolla ka qëndruar e ulur pranë Berishës, me lapsin dhe letrën në dorë duke diskutuar me të.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com