FOTO/Pas debateve në Kuvend
deputetët e PD, kafe me Ramën
Debatet e herëpashershme mes deputetëve në Kuvend, ndër to edhe të ashpra duke moskursyer as fyerjet personal, jo gjithmonë pasqyrojnë raportet e vërteta ndërmjet tyre.
Debatet e herëpashershme mes deputetëve në Kuvend, ndër to edhe të ashpra duke moskursyer as fyerjet personal, jo gjithmonë pasqyrojnë raportet e vërteta ndërmjet tyre.
Gjatë seancës, deputetët e opozitës debatuan ashpër me Kryeministrin Edi Rama për reformën në arsimin e lartë dhe kultivimin e kanabisit, duke hedhur edhe akuza direkte.
Ndërsa pak çaste pas debateve, tre deputetë të PD shihen teksa konsumojnë kafe në ambientete e kafenesë së Kuvendi në shoqërinë e Kryeministrit Edi Rama.
Rama është parë në një tavolinë me deputetët Luçiano Boçi, Bedri Mihaj dhe Asllan Dogjani. Të katër sëbashku konsumojnë të qetë kafenë, ndërsa nuk shihen aspak të tensionuar nga debati në seancë.
Ky moment tregon edhe njëherë tjetër se sa serioze është opozita dhe PD në sulmet e përditshme ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë, të cilat i përdorin sa për konsum mediatik e politik sëbashku.
(Edi Rama, Bedri Mihaj, Asllan Dogjani dhe Luçiano Boçi duke konsumuar kafe)Justifikohet Asllan Dogjani: Rama erdhi i paftuar në tavolinëDeputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka justifikuar uljen e tij bashkë me tre kolegë të tjerë të PD, në një tavolinë me Kryeministrin Edi Rama.
Nga foltorja e Kuvendit, Dogjani tha se ai i ka ngritur Kryeministrit shqetësimin e helmimit të nxënësve të Paskuqanit nga kanabisi.
"E vazhduam debatin këtu me kryeministrin, por edhe në kafen e Parlamentit që erdhi dhe u ul aty, megjithëse nuk ishte i ftuar. E vazhduam debatin dhe i thashë që, në Paskuqan është djegur drogë. Unë kam qenë ai që kam dhënë lajmin këtu në këtë sallë parlamenti", deklaroi Dogjani.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
24 Janar, 20:34