Vlonjatët, himariotët, sarandiotët, delviniotët po ftohen nga Lulzim Basha të hedhin votën tek subjekti Partia Demokratike për të zgjedhur deputet kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, shkruan lexo.al.
Por si po e bën fushatën Vangjel Dule?! I veshur me bluzë me flamur grek në gjoks ai po bredh fshatrave të Qarkut të Vlorës për të mbledhur votat e demokratëve të cilët do ta bëjnë deputet në 25 Qershor për të ngritur gjithnjë e më lart flamurin grek.
E vetmja zgjidhje mbetet që banorët e Qarkut të Vlorës, pavarësisht të djathtë apo të majtë, të mos çojnë votat tek Partia Demokratike për ti bërë të mundur dështimin Vangjel Dules dhe moszgjedhjen e tij deputet. Duke qenë se Vangjel Dule është i treti në listën e Partisë Demokratike vetëm një refuzim në masë i demokratëve për të çuar votat tek Dule i flamurit grek do ta linte atë jashtë Kuvendit duke i bërë një nder Vlorës dhe dhënë një mësim Lulzim Bashës. /Lexo.al
Dule fushate ne Vlore
dy.b/shqiptarja.com