Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje- Rogozhinë ku një makine tip "Golf" 4 ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit sipas policisë ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, ku më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbajtesën anësore të rruges dhe është përmbysur.

Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit ku po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjes.

makina

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com