Përplasja me armë në Elbasan, 'Vis Korçarit' iu gjet 1 gëzhojë në makinë! Ky është Migert Qosja që kërkon policia

Përplasja me armë në Elbasan, 'Vis Korçarit' iu gjet 1 gëzhojë në makinë! Ky është Migert Qosja që kërkon policia

25 vjeçari Migert Qosja, i shpallur në kërkim

Përplasja mes anëtarëve të grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, fatmirësisht nuk ka sjellë viktima, por pavarësisht kësaj policia dhe prokuroria e këtij qyteti, kanë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë ndaj 1 ose më shumë personave. Ky që shihni në këtë foto është 25 vjeçari Migert Qosja i shpallur në kërkim dhe që deri në këto momente, besohet se është njeriu që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Elvis Çaushllarit ose siç njihet ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari”. Çaushllari është anëtar i një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit. Për kapjen e Qosjas janë realizuar dhjetëra kontrolle në banesa, por të gjitha kanë qenë pa rezultat.

Nga ana tjetër edhe personi që ka mbetur i dëmtuar në këtë ngjarje Elvis Çaushllari, rezulton të ketë qëlluar me armë zjarri, thotë policia, pasi brenda në makinën tip “Mazda” që ai drejtonte, është gjetur një gëzhojë pistolete. Ndërsa gëzhoja tjetër e armës, është gjendur dhe sekuestruar në tokë. Policia dhe prokuroria, thonë se kanë analizuar pamjet filmike dhe të shtënat e para mësohet se kanë ardhur nga Elvis Çaushllari dhe mandej është kundërpërgjigjur pala tjetër. Si Çaushllari dhe Qosja, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, mandej kanë rrëmbyer armët, duke pasur shkëmbim zjarri mes dy palëve.

Pas të shtënave me armë të dy janë larguar me shpejtësi, ku Çaushllari me një automjet tip “Golf 5”, ka udhëtuar në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas arrestuar nga policia. Për këtë ngjarje, veç Elvis Çaushllarit, i cili tashmë ndodhet në burg, janë arrestuar dhe mbyllur në qeli dhe dy persona tjerë, që ishin në makinë me Migert Qosjan, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, të cilët akuzohen për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë