Mëngjësin e kësaj të diele, Llogarja është zgjuar me një pamje piktoreske dëbore.

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë risjellë sërish reshje borë në pranverë në Llogara.

Kontraktori i mirëmbajtjes së rrugës thekson se ka pasur reshje bore në Llogara, por pa krijuar problematika në qarkullim, pasi është pastruar dhe hedhur kripë nga borëpastrueset.