Mali i Tomorrit ka qenë destinacioni i Presidentit Nishani këtë fundjavë. Ka qenë pikërisht ai vetë i cili përmes rrjetit social “Facebook” ka postuar edhe disa foto.

“Fundjavë në malin e Tomorrit, 2400 m lartësi”- shkruan Nishani në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se pushimet e Nishanit u kthyen në temë dite në fillim të muajit korrik, pas vendimit që të mos shfrytëzonte rezidencat qeveritare.

Nga sa dallohet në foto Nishani është shoqëruar në këtë ushëtim nga bashkëshortja e tij.

Nishani
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)