Stadiumi i ri i quajtur "Arena Kombëtare" i cili po ndërtohet mbi rrënojat e "Qemal Stafës" vazhdon të formësohet ditë pas dite.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara së fundmi, punimet në kantierin më të madh të futbollit shqiptar vazhdojnë me ritme të kënaqshme.

Tribunat e stadiumit po marrin formë, ndërsa te tribuna 'karshi' ka nisur edhe ndërtimi i shkallëve si dhe po vendoset mbulesa. Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar më tepër se gjysmën. 

[gallery]25790[/gallery]

Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com