Por, ashtu si në qindra raste të tjera në të kaluarën, edhe këtë herë bëhet fjalë për një bllof. Ndërsa “qytetari dixhital” i Berishës i shkruan ish kryeministrit për gjendjen e mjerë të një qendre shëndetësore, që e shoqëron me fotografi, e vërteta, si në shumë raste është krejt e ndryshme: Qendra shëndetësore në fjalë është ajo e vjetra, e kohës kur qeveriste Berisha. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një qendër të re shëndetësore, e cila ndodhet vetëm 100 metra larg nga godina që poston Berisha. Sic e tregojnë dhe fotografitë. Lexo.al

Qendra shëndetësore
Denoncimi i Berishës
dy.b/shqiptarja.com