Kryeministri Rama përmes një statusi në faqen e tij në Facebook tregon “Rilindjen” e Razmës në Shkodër pas ndërhyrjes.
 
Sipas tij, Razma me bukuritë e saj fantastike natyrore është shndërruar në një pikë gravitacionale e turizmit malor në Shkodër.

[gallery]22297[/gallery] 
Statusi i Edi Ramës
Me Pedonalen e re të shtrirë në 2500 metra katror dhe me rindërtimin e infrastrukturës pas çlirimit nga kioskat, ndërtimet e zaptimet e paligjshme, Razma me bukuritë e saj fantastike natyrore është shndërruar në një pikë gravitacionale e turizmit malor në Shkodër.
 
Rilindja Urbane në këtë qendër turistike të Alpeve Shqiptare ka krijuar një potencial të ri edhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë lokale duke krijuar kushte më të favorshme për rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve private.
 
Shumë është bërë por edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë #PërShqipërinëQëDuam 🇦🇱 🇪🇺 me #Shtet 💪#Punë 👍#Mirëqenie 😀”.





dy.b/shqiptarja.com