FOTO/Rama, Vuçiç dhe Mustafa
darkojnë së bashku në Sarajevë

Për herë të parë kryeministri Edi Rama, ai serb Aleksandar Vuçiç dhe kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, kanë darkuar bashke. Darka u zhvillua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës. 

Të tre krerët e qeverive janë të ftuar nga kryeministri boshnjak, Denis Zvizdiç, i cili ka organizuar një darkë informale në prag të samitit të kryeministrave të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohen projekte rajonale që lidhen me transportin dhe infrastrukturën energjetike, si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit.

Në këtë samit do të marrë pjesë dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn si dhe ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano.

Takimi është zhvilluar në restorantin e famshëm në Sarajevë, "Libertas". Kjo është hera e parë që tre liderët ulen së bashku në një tryezë. Kosova dhe Serbia janë përfshirë nga tensionet kohët e fundit pas arrestimit të kreut të AAK, Ramush Haradinaj, trenit serb me mbishkrime nacionaliste dhe debatit për formimin e Ushtrisë. 

Ashtu siç edhe pritej, darka ka pasur edhe tensione, të paktën kështu raportojnë mediat serbe.  

Gazeta “Blic” shkruan se Vuçiç dhe Mustafa kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në prani të Ramës dhe Zvizdiç. Sipas "Blic", Vuçiç i ka kërkuar llogari Mustafës në lidhje me një vendim të qeverisë së Kosovës, për kalimin në pronësi të kësaj republike të aseteve të ish-Republikës Jugosllave, duke përmendur këtu Trepçen në Mitrovicë.

Takimi Rama-Vuçiç-Mustafa pritet t'i shërbejë përgatitjeve të vendeve të rajonit për Samitin e BE-së në Trieste, në muajin korrik.  
rama, vucic, mustafa
(Rama, Vuçiç dhe Isa Mustafa duke darkuar)

[gallery]21470[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave