FOTO/ Reforma në drejtësi pajton
Vladimir Kostën me Arben Ahmetajn

FOTO/ Reforma në drejtësi pajton<br />Vladimir Kostën me Arben Ahmetajn
Reforma në drejtësi nuk shërbeu vetëm për të kthyer konsensusin historik mes mazhorancës dhe opozitës, por duket se ka shuar edhe mosmarrëveshjet brenda mazhorancës.
 
E çuditshme por e vërtetë. Vladimir Kosta dhe Arben Ahmetaj nuk janë më "armiq" me njëri-tjetrin.
 
kosta ahmetaj

kosta ahmetaj

Dy deputetët e Qarkut të Gjirokastrës janë fotografuar në Kuvend qafë më qafë dhe të qeshur, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë, përmes një letre të hapur, Kosta hodhi një lumë akuzash në drejtim të Ministrit të Financave, por nuk kurseu as kryeministrin Edi Rama.
 
Në po të njëjtën letër, Kosta njoftonte edhe largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ndërsa sot, në prani të Fidel Yllit dhe Pjerin Ndreut, Kosta e Ahmetaj ishin të lumtur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin. Kuptohet, ka qenë efekti i konsensusit të madh për miratimin e reformës në drejtësi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së