Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksionin e nisur ditën e djeshme nga ana e Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në aksin Pogradec-Lin, për rehabilitimin e kësaj zone.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas fotove të shpërndara nga aksioni që po zhvillhet në këtë segment rrugor, kryeministri Rama e ka cilësuar atë si një rilindje të vijës turistike.

Kjo pasi sipas tij, rishikimi rrënjësor i projektit, ka shmangur  shkatërrimin që kërcënonte kodrat dhe zonën turistike në Pogradec-Lin.

“Rilindja e vijës turistike Lin-Pogradec pas rishikimit rrënjësor të projektit shkatërrues që kafshonte kodrat!” ka shkuar Rama

Ditën e djeshme INUK ka nisur aksionin në këtë aks rrugor, me qëllim rehabilitimin e zonës, ku janë parashikuar të shemben disa objekte, mes të cilëve edhe një godinë 7-katëshe. Shembja e kësaj ndërtese do të bëhet me lëndë plasëse, ndërsa qeveria shqiptare ka theksuar se për të gjitha objektet e shembura do të dëmshpërblehen pronarët.

Këta të fundit, veçanërisht në zonën e Hudënishtit kanë kundërshtuar çmimin e vendosur nga ana e qeverisë për dëmshpërblimet.

pogradec lin

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)