Prezantuesja sportive italiane, Diletta Leotta dhe portieri i Newcastle, gjermani Loris Karius janë në një lidhje dashurie. Mediet në Itali bëjnë me dije se dyshja është njohur disa javë më parë në Londër, me bukuroshen e televizionit që po perfeksionon edhe anglishten. "Chi" shkon edhe më tej duke publikuar një foto të Karius teksa hyn në godinën ku banon Diletta.
Duket se nuk ka më dyshim për romancën mes tyre, teksa çifti i ri prej pak kohësh ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Karius është i njohur për aktivizimin me Liverpool dhe gafat e tij në finalen e Champions League në 2018 kundër Real Madrid. Pas largimit nga The Reds, gjermani shkoi te Hertha Berlin për më shumë minuta por përfundoi te Newcastle duke mos luajtur qysh prej marsit të 2021.
Loris Karius dhe Diletta Leotta në një godinë